Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShqiptari godet gruan me çekiç dhe i këput veshin me dhëmbë

Shqiptari godet gruan me çekiç dhe i këput veshin me dhëmbë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Bëhet me dije se 55-vjeçari shqiptar kishte gotitur me çekiç bashkëshorten e tij. Siç raportohet ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të xhelozisë. Shqiptari ka pritur që vajza e tij më e vogël të largohej nga shtëpia dhe më pas ka goditur bashkëshorten me çekiç në kokë dhe në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur në San Mauro Pascoli.

Ndërkohë ai ka ngritur volumin e televizorit që ulërimat e gruas mos të dëgjohen. Por në momentin që bashkëshortja tentoi të rezistonte, 55-vjeçari e kafshoi në vesh duke i shkëputur edhe një pjesë të tij. Në fund ai ka tentuar edhe të mbysë, por gruaja e plagosur dhe thuajse pa ndjenja, arriti të shpëtonte dhe kërkoi ndihmë nga fqinjët.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME