Itali – Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar, Massimo De Santis, mesnatën e djeshme në zonën e Foggia në Itali.
Mediat italiane raportojnë se vrasësi i dyshuar është babai i viktimës 16-vjeçare.
Bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar, bukëpjekës, i cili tashmë është ndaluar nga karabinierët.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në zonën e Foggia në Itali, ku Taulant Malaj ka qëlluar për vdekje vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar.
Shqiptari 45-vjeçar tentoi të vriste gruan e tij por vajza e tij 16-vjeçare ndërhyri ta mbronte dhe ai e goditi vajzën me thikë për vdekje.