Monday, May 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREShtimi i radhëve në PS/ Rama: Mirëpresim dhe ata që kanë qenë...

Shtimi i radhëve në PS/ Rama: Mirëpresim dhe ata që kanë qenë kundër nesh

Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar në Dibër ka komentuar edhe kaosin ne Kuvend, që sipas tij ndodh vetëm për interesa personale dhe s’kanë të bëjnë fare me opozitën. Rama mes të tjerash ftoi në PS edhe ata që kanë qenë kundërshtar me partinë e tij.

“Nuk dëmtohen personalisht në asnjë formë dhe nuk e humbasin gjumin natën për asnjë hall të askujt ata që marrin peng Parlamentin. Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng Parlamentin vetëm për interesat e tyre, por nuk dëmtohen nuk i gjen asgjë. Në fund kanë shumë më tepër se ç’kanë shumica dërrmuese e atyre që i kanë votuar. Këtë e them për faktin se fillimi i një ndryshimi të kahjes së mendimit në raport me cilën parti duhet të mbështes dhe fillimi i të parit të partive më një sy më të ftohtë se më parë është diçka pozitive dhe sot është një potencial që duhet ta shfrytëzojmë,. Nuk ka rëndësi nëse dikush ka qenë kundër nesh nga pikëpamja politike, kur ky është i gatshëm të bashkohet me ne, ne duhet ta mirëpresim krahëhapur. Mirë se të vijnë të gjithë. Ka faza të caktuara në rrugën e përbashkët ku njerëzit mendojnë ndryshe dhe ka faza si kjo kur njerëzit janë më të prirur të afrohen dhe për të parë njësoj të njëjtën rrugë për të çuar përpara punët”, tha më tej Rama.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME