Shtohen rastet e dhunës në Fier, vetëm dje dy raste

Fier – Dy raste dhune janë shënuar këtë fundjavë në DVP të qarkit Fier. Sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se në Patos janë qëlluar mes tyre dy vllezër ku njëri prej tyre F D 55 vjeç është ndaluar nga policia. Gjithashtu po pasditen e së shtunës në Fier dy qytetarë kanë debatuar e më pas janë qëlluar. Pas ndërhyrjes së policisë e shoqërimit të tyre dy personat po hetoen në gjëndje të lirë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 55 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. N., 48 vjeç dhe A. T., 63 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobët, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.









