Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShtohen rastet e dhunës në qarkun Fier, ndalohet një shtetas, tre të...

Shtohen rastet e dhunës në qarkun Fier, ndalohet një shtetas, tre të tjerë procedohen

Fier – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. L., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-R. D., 39 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-A. H., 59 vjeç, banues në Qerret, Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas.

Në datë 29.10.2023, në fshatin Dushk, Lushnjë është gjetur e vetëvarur, në oborrin banesës së saj, shtetasja Sh. K., 67 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 18 vjeç, banues në Mallakastër, pasi ka goditur me grushte, një shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME