AKTUALITETKRYESORE

Shtyhet seanca për Ervin Salianjin/ Avokati: I plotëson të gjitha kushtet për të përfituar lirinë me kusht

Ervin Salianji, i është drejtuar Gjykatës së Fierit me anë të avokatit të tij, Ledio Braho, me një kërkesë për lirim me kusht, pasi ka përmbushur dy të tretat e dënimit me burgim.

Seanca e planifikuar për sot në orën 13:00 para gjyqtarit Noel Veizaj u shty për shkak të mosparaqitjes së raportit nga Institucioni i Përgjegjësisë së Burgjeve (IPV) Fier për ditën e martë.

Salianji ndodhet në burgun e Fierit që nga data 27 shtator 2024, kur vendimi për dënimin e tij me 1 vit burg u la në fuqi nga Gjykata e Apelit dhe më pas u konfirmua edhe nga Gjykata e Lartë.

Ai u dënua me akuzën e “kallëzimit të rremë” në dosjen “Babale”, pas denoncimit publik të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Salianji dhe Partia Demokratike e kanë cilësuar këtë dënim si një vendim politik të diktuar nga mazhoranca në pushtet.

Në reagimet e tij publike, ish-deputeti demokrat ka njoftuar se do ta çojë çështjen për ankimim në Gjykatën e Strasburgut.

Avokati i Salianjit: Sot ishte seanca e parë, mungonte raporti i vlerësimit nga IEVP Fier, kështu që u shty seanca me disa ditë për ditën e martë në mënyrë që IEVP të sjellë raportin në lidhje me kërkuesin, zotin Salianji.

Ne bëmë relatimin e kërkesës sonë, si për elementët objektivë, pra kalimin e kohës, 2/3, si për elementët subjektivë që ai i plotëson të gjitha kushtet për ta përfituar lirinë me kusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button