Thursday, April 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEShumë artistë në Korenë e jugut vetëvriten, përse?

Shumë artistë në Korenë e jugut vetëvriten, përse?

Në Korenë e Jugut ka pasur së fundmi shumë vetëvrasje, duke sjellë në vëmendje një shqetësim në rritje në këtë shtet. I fundit ishte rasti tragjik i yllit të K-Pop, Moonbin, vetëm 25 vjeç. Ndonëse për momentin ende nuk është konfirmuar shkaku i vdekjes, është aluduar për vetëvrasje.

Por ky nuk është i vetmi rast.

Disa yje të tjerë të rinj të K-pop-it kanë vdekur vitet e fundit. Goo Hara në nëntor 2019 e cila shantazhohej nga ish-i dashuri për videot e tyre seksuale. Vetëvrasja e dyshuar ndodhi një muaj pasi shoqja e saj e ngushtë dhe ylli i K-pop, Sulli, vrau veten pas një beteje të gjatë me bullizmin në internet.

Në 2018-n, 33-vjeçari Minwoo vdiq në shtëpi dhe kompania që e menaxhonte tha vetëm se ai pësoi arrest kardiak. Pak më shumë se tre muaj më parë, këngëtari i grupit SHINee, Jonghyun, vdiq nga një vetëvrasje e dyshuar. Ai ishte 27 vjeç.

Yjet e K-pop-it merren në menaxhim nga agjencitë në moshë të re dhe jetojnë nën kontroll të rreptë, ku ditët i kalojnë më së shumti duke u trajnuar me orë e orë të tëra.

Mirëpo, vetëvrasjet në Korenë e Jugut nuk prekin vetëm artistët, por edhe njerëzit e thjeshtë. Koreja e Jugut ka një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në botë, e cila, sipas shifrave të fundit të qeverisë, është ndër shkaqet kryesore të vdekjes për njerëzit nën 40 vjeç.

Një arsye pse një fenomen i tillë është kaq i përhapur në Korenë e Jugut është media. Sipas studimeve, numri i vetëvrasjeve është rritur pasi media ka mbuluar vetëvrasjet e njerëzve të famshëm.

Po kështu, të tjera vëzhgime kanë dëshmuar se përdorimi i internetit ka ndikuar negativisht, pasi një pjesë e mirë e nxënësve bëhen të varur nga rrjetet sociale dhe bien pre e formave të lëndimit të vetes.

Problemet familjare janë një tjetër arsye me ndikim të fortë. Shumë njerëz në Korenë e Jugut kanë mbetur jetimë ose kanë humbur njërin prind për shkak të luftës. Nuk përjashtohen as problemet ekonomike.

Edukimi është një tjetër faktor që i shtyn studentët drejt vetëvrasjes. Arsimi në Korenë e Jugut është tepër konkurrues, çka e vështirëson pranimin në universitet. I fundit, por jo më pak i rëndësishmi, shëndeti mendor. Në Korenë e Jugut, sëmundjet mendore konsiderohen tabu, madje edhe brenda familjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME