Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËGaz Bardhi braktis Alibeajn për kandidatin e primareve

Gaz Bardhi braktis Alibeajn për kandidatin e primareve

Shenjat e çarjes ishin parë që në momentin që do caktoheshin kandidatët e PD-së së vulës (disa donin të dilnin pa kandidat dhe disa të tjerë ishin për konkurim në 61 bashki), por më në fund Gazmend Bardhi ka dalë edhe publikisht kundër kandidaturave personale të Alibeajt. Në një takim me strukturat në Vaun e Dejës, ai ka dalë prërkrah kandidati të foltores Zef Hila.

Bardhi siguroi të pranishmit se qëllimi i tij është që nga 14 maji bashkia të mos jetë më nën drejtimin e Ramës dhe Tom Doshiy. Deputeti theksoi më tej se me Zef Hilën kishte diskutuar edhe në vitin 2021 për kandidimin e tij në bashkinë e Vaut të Dejës dhe nuk pyeti fare se PD e vulës ka aty në kandidate si Klomentina Drini.

“Ajo që dua të siguroj nga kryetari deri tek anëtari fundit në këtë sallë është se unë jam në krahun tuaj. Ajo që ju doni, është që në 14 maj, Tom Doshi të dorëzojë çelësat e bashkisë së Vaut të Dejës që e ka marrë pa të drejtë në vitin 2019. Jam i vetëdijshëm që kandidatura është më potencial që kur ka dalë. Madje me Zefin kemi diskutuar që në 2021-shin”- u shpreh ai.

Me këtë veprim, Bardhi shpreh haptas kundërshtimin e tij ndaj njërës prej 14 kandidaturave që Enkeleid Alibeajt i ka mbetur në garë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME