Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËEvdar Kodheli: Më jepni votën dhe së bashku largojmë diskriminimin që u...

Evdar Kodheli: Më jepni votën dhe së bashku largojmë diskriminimin që u kanë bërë Rilindasit (vidio)

Fier – Diskriminimi , pabarazia dhe harresa e investimeve nga pushteti vendor, vijojnë të mbeten kryefjalë e shqetësimeve të komunitetit rom në Baltëz.

Në vijim të turit të takimeve në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 Majit, kandidati i koalicionit “ Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Fier, Evdar Kodheli së bashku me ekipin e tij janë ndalur në këtë zonë të banuar kryesisht me banorë të komunitetit rom.

Punësimi dhe përfshirja sociale, mungesa e arsimimit dhe e infrastrukturës bazë janë vetëm disa nga sfidat me të cilat përballet komuniteti rom në përditshmërinë e tij , duke u ndier te diskriminuar e të braktisur në cdo pore të shoqërisë.

Po kaq të lënë nē mëshirë të fatit u shprehën edhe banorët e Hamilit. Ujërat e zeza të shpërndara në sipërfaqe , burim i vazhdueshëm infeksionesh, kanalet kulluese e vaditëse të bllokuara, kabina e tensionit të lartë e degraduar , pa derë, rrezik për jetën , investimet në rrugë sipas bindjeve politike e ndricimi selektiv, mungesa e barrierave anësore në urën e fshatit, ishte një tjetër panoramë e trishtë që e bënte jetesën e banorëve të vështirē e tē pashpresë.

Nën drejtimin e ri të bashkisë , investimet selektive do të jenë pjesë e së shkuarës u ka premtuar kandidati Kodheli banorëve të këtyre zonave të braktisura dhe larg prioriteteve të bashkisë e fokusuar vetëm te fasadat, teksa ka marrë dhe premtimin e tyre për mbështetje të plotë në 14 Maj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME