TECH

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

Robotët humanoidë dhe pajisjet autonome po shndërrohen në një realitet të prekshëm duke sjellë inteligjencën artificiale nga bota virtuale drejt botës materiale. Një nga shembujt më të qartë janë krahët robotikë me lëvizje të ngjashme me ato njerëzore të ndërtuar për kërkime mbi AI-në fizike.

Këta krahë pasqyrojnë me saktësi lëvizjet e një operatori të pajisur me helmetë VR duke i lëvizur duart si një magjistar që kontrollon hapësirën përreth. Me pak praktikë, robotët e tillë mund të kryejnë detyra të përditshme pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga njeriu thotë kompania Enactic e cila zhvillon robotë humanoidë për t’u përdorur në larjen e enëve palosjen e rrobave dhe punë të tjera ndihmëse në qendrat e kujdesit në Japoni ku mungesa e fuqisë punëtore është e theksuar.

Ky zhvillim shënon fillimin e një epoke të re ku AI hyn në botën materiale përmes robotëve të zgjuar automjeteve vetëdrejtuese dhe pajisjeve të tjera autonome. Kompanitë teknologjike po investojnë miliarda dollarë në këtë drejtim ndërsa Morgan Stanley parashikon se deri në vitin 2050 në botë mund të ketë mbi një miliard robotë humanoidë.

Shembujt praktik po shtohen me ritme të shpejta. Në Guangzhou të Kinës kompania XPeng prezantoi javën e kaluar një robot humanoid me pamje elegante duke ngjallur duartrokitje dhe habi tek të pranishmit. Robotët e tillë mund të ecin dhe madje të kërcejnë por aftësia për të manipuluar objekte një funksion më kompleks që kërkon koordinim të saktë dhe forcë të kontrolluar ende nuk është treguar bindshëm. Për më tepër çmimi i lartë i komponentëve mekanikë e bën robotin ende të papërshtatshëm për zëvendësim masiv të punonjësve në industrinë kineze.

Megjithatë prodhuesit mbeten optimistë se me trajnim të vazhdueshëm dhe të dhëna të mjaftueshme robotët humanoidë do të jenë në gjendje të kryejnë pothuajse çdo detyrë që një njeri mund të bëjë nga dado kuzhinier kopshtar deri te teknikë të ndryshëm.

Në Japoni Enactic po bashkëpunon me qendra kujdesi ku robotët telekomandohen nga operatorë të trajnuar për të marrë përsipër punët fizike dhe të rënda. Kështu stafi i qendrave mund të përqendrohet te mirëqenia dhe kujdesi emocional i të moshuarve. Kjo eksperiencë praktike shërben gjithashtu për të trajnuar modelet e AI-së fizike të cilat në të ardhmen pritet të veprojnë në mënyrë autonome.

Robotët humanoidë dhe pajisjet autonome pritet të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në jetën e përditshme duke kryer detyra që sot konsiderohen të lodhshme ose të rrezikshme për njeriun. Me rritjen e investimeve dhe përmirësimin e teknologjisë ekspertët parashikojnë një botë ku AI nuk do të jetë vetëm në ekranin e kompjuterit por do të jetë një prani fizike që bashkëpunon me njerëzit në çdo aspekt të punës dhe jetës sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button