Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLESi të shpëtoni nga njeriu që llap shumë

Si të shpëtoni nga njeriu që llap shumë

Një histori “argëtuese” për gjyshen, macen apo thjesht për ecjen e tyre deri në punë – disa njerëz thjesht kanë nevojë t’i shprehin mendimet dhe nuk mund të ndalen.

Normalisht se është e rëndësishme të silleni mirë dhe të mos i pengoni njerëzit, por nëse vazhdimisht jeni pranë një personi të tillë, me siguri se keni filluar të nevrikoseni.

Prandaj, gjëja më e rëndësishme këtu është të mësoni të “luftoni” për veten dhe të dini se si të largoheni nga këta njerëz.

1: Dëgjoni

Hapi i parë është të dëgjoni me durim. Është e rëndësishme ta kuptoni se çfarë po përpiqet t’ju thotë personi.

Ndoshta ka një mendim të rëndësishëm që është duke provuar ta shpreh ose ndonjë ndjenjë që po dëshiron ta shfaq.

Ose thjesht dëshiron që të admirohet.

Nëse është diçka shumë e rëndësishme, fjalimi nuk duhet të jetë i gjatë.

2: Pyeteni shpesh se cila është pika kryesore

Mund të ndodh se personi thjesht devijon nga tema, duke folur më shumë për gjëra dhe detaje jo relevante.

Në këtë rast, është mirë t’ia rikujtoni se cila është pika kryesore e bisedës.

3: Pyeteni se a mund të ndërhyni

Nëse pas të gjitha përpjekjeve për ta përfunduar bisedën personi nuk ndalet, atëherë është mirë të veproni pak më ndryshe.

Duhet ta pyetni personin me vetëbesim, por edhe në mënyrë të sjellshme, se a është në rregull nëse e pengoni, shkruan Telegrafi.

Ka shanse që personi e kupton se biseda është zgjatur shumë dhe ju lejon ta përfundoni mendimin tuaj.

4: Bëjeni të njëjtën gjë

Pasi ta keni penguar në bisedë, ju mund ta bëni të njëjtën gjë. Pra, në vend se ta ndaloni bisedën krejtësisht, ju mund të flisni për gjëra të ngjashme për veten tuaj, qenin, etj.

Kështu personi e din se si ndiheni dhe ndoshta ndalon së foluri.

5: Thoni se s’keni kohë

Ndonjëherë njerëzit thjesht nuk mund t’i lexojnë shenjat. Prandaj është mirë t’i tregoni se nuk keni kohë t’i dëgjoni.

6: Tregoni se nuk jeni të kënaqur me këtë mënyrë të bisedës

Mund të ndodh se personi thjesht nuk brengoset për asgjë dhe nuk do të ndalet së foluri.

Nëse asnjëri prej truqeve të sipërme nuk funksionon, atëherë ju mund t’i tregoni se nuk jeni të kënaqur me situatën.

Gjuha e trupit bashkë me shprehjet e bezdisshme të fytyrës do t’i tregojnë atij personi se biseda e tyre nuk është më e mirëpritur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME