Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSi u ekzekutua në sy të gruas dhe djalit, 32-vjeçari shqiptar në...

Si u ekzekutua në sy të gruas dhe djalit, 32-vjeçari shqiptar në Greqi

Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje ndaj një çifti shqiptarësh në qytezën e Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi. Ngjarja ndodhi pak para orës 22:00 me orën lokale. Sipas informacioneve të para që japin mediat greke, një person i cili lëvizte me motoçikletë është ndalur pranë një makine në të cilën ka qenë çifti dhe ka qëlluar drejt tyre.

Burri, 32-vjeçar ka vdekur menjëherë ndërsa gruaja e tij thuhet se është plagosur lehtë. Asnjëri prej tyre nuk kishte kohë të reagonte pasi autori ka vepruar menjëherë dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Krimi ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari.

Sipas të njëjtave burime, autori mund të mos ketë qenë i vetëm, por ka pasur edhe të paktën 3 bashkëpunëtorë të tjerë. Thuhet se çifti kishte sjellë djalin e vogël për të luajtur në një kënd lojërash, i cili fatkeqësisht ka parë të gjithë skenën. Mediat greke shkruajnë vetëm që çifti kishte kombësi shqiptare, por nuk jep identitetet e tyre.

https://youtu.be/YRbk4wEJPaI

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë. Ata po kërkojnë dhe po mbledhin pamje nga kamerat e sigurisë në zonë ndërsa po hetohet për të kaluarën e viktimës për të zbuluar nëse 32-vjeçari ka pasur mosmarrëveshje personale dhe me kë, në Greqi apo në vendlindje.

Bajroni: Një shofer motoçiklete ka përplasur një makinë me dy persona, një i vdekur dhe një i plagosur

Ngjarja ndodhi pak para orës 22:00 me orën lokale. Sipas informacioneve të para që japin mediat greke, një person i cili lëvizte me motoçikletë është ndalur pranë një makine në të cilën ka qenë çifti dhe ka qëlluar drejt tyre.

Burri i moshës 32-vjeçare ka vdekur menëjherë ndërsa gruaja është plagosur lehtë. Asnjëri prej tyre nuk kishte kohë të reagonte pasi ndaj tyre është qëlluar me breshëri. Krimi ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë ndërsa ende nuk jepen të dhëna për motivete ngjarjes. Mediat greke shkruajnë vetëm që çifti kishte kombësi shqiptare, por nuk jep identitetet e tyre.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME