Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSkandali/ Kryebashkiakia në ikje “ u vë samarin” qytetarëve në Patos, 41...

Skandali/ Kryebashkiakia në ikje “ u vë samarin” qytetarëve në Patos, 41 mln lekë për 1 ton plehra pagesë inceneratorit në Fier.  (vidio)

Patos – Tjetër skandal i kryebashkiakes në ikje të Patosit Rajmonda Balilaj.

Në 27 mars  në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak të Patosit  kanë miratuar fondin prej afro 41 milionë lekë të vjetra që buxheti i bashkisë do ti paguaj inceneratorit të Fierit i cili ende nuk ka filluar nga puna për ruajtjen e mbejtjeve urbane të bashkisë Patos në gropat e këtij inceneratori.

Pse themi skandal?!

Inceneratori në Fier edhe pse është thënë që do fillojë nga puna ende nuk ka filluar që sipas BIRN-it  i duhet edhe disa miliona euro shtesë për të blerë paisje të tjera që duhet ti paguajnë ministritë e linjës, pra që do të thotë mbetjet do rrinë në gropat e inceneratorit. Transportin e grumbullimin e tyre e bëjnë punonjësit dhe mjetet e bashkisë Patos, atëherë fondi prej afro 41 milion lekë të vjetra të buxhetit bashkisë i kalojnë inceneratorit vetëm për ruajtje të mbeturinave të bashkisë Patos.

SPAK ka nisur hetimet, ka kryer edhe sekuestron e inceneratorëve sikundër ka shpallur në kërkim ndërkombëtar edhe dy kokat e kësaj afere mafioze e korruptive, dhe tashmë bashkia Patos firmos  që qytetarët përveç përballjes me vështirësitë ekonomike të përditshme do të paguajnë shumën e 12 euro për një ton mbetje , por vet bashkia Patos në mbledhjen e këshillit ka pohuar me figurë e zë se deri në muajin tetor 2022 nuk ka kryer asnjë pagesë për inceneratorin, për muajit tetor 2022 deri ne mars 2023, pra 6 muaj nuk dihet sa  dhe nëse ka paguar por për 9 muaj nga prilli deri në dhjetor 2023 bashkia do të japi plot 41 milionë lekë taksa të qytetarëve të Patosit. Por banorët e bashkisë Patos  prodhojnë 3042 tonë mbetje urbane në një vit, sipas studimit të specialistëve të kësaj bashkie, thanë këshilltarët e bashkisë Patos në mbledhjen e radhës.

Edhe pse u citua në këtë mbledhje se shkresa me të dhënat për çmimin e paraqitur nga kompania e inceneratorit 12 euro për ton , shkresa zyrtare e tyre ishte paraqitur bashkisë Patos pa datë e pa numur protokolli dhe këshilli monopartiak i bashkisë Patos e quan të rregullt  dhe e miraton, pra një letër bakalli  mer legjitimitetin nga ky këshill bashkiak, këtë gjë e pohon vet kryebashkiakia Balilaj në këtë mbledhje.

Rajmonda Balilaj kryebashkiakia e Patosit që ka qënë në krye për 3 mandate i dha “dhuratën” e fundit gjithë baborëve të bashkisë Patos të majtë e të djathtë, “ u vuri samarin” që të paguajnë 41 milionë lekë të vjetra nga xhepat e tyre për inceneratirin e Fierit që si kemi parë tymin akoma, do ndizet të punojë apo jo, dhurata e fundit sepse PS nuk e kandidojë më për të qënë në krye të kësaj bashki në zgjedhjet vendore të 14 Majit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME