Monday, November 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSkandali/ Zbulohet drogë në repartin e Zall-Herrit, arrestohen 3 ushtarakë

Skandali/ Zbulohet drogë në repartin e Zall-Herrit, arrestohen 3 ushtarakë

Në zonën e sigurisë së lartë të Zall Herrit, brenda repartit të ushtrisë është zbuluar një parcelë droge me 125 rrënjë kanabis sativa, që ishte mbjellë nën hundën e drejtuesve të repartit.

Sipas Policis♪7 së Shtetit, gjatë operacionit të koduar “Fokus”, ranë në pranga 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit Gramoz Mullai, Shef Seksioni i Sigurisë; Rustem Koçi, Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurda, me detyrë Specialist Sigurie. Ndërsa u proceduan penalisht një specialist infrastrukture, një zv/komandant toge, një magazinier dhe një komandant reparti.

Burime bëjnë me dije se operacioni i drejtuar nga Komisariati i Policisë nr. 5 në Kamëz, u nis pas informacioneve se brenda zonës ushtarake kultivohej drogë.

Zona në fjalë është e sigurisë së veçantë dhe nuk lejohet kontrolli pa aprovim dhe për këtë shërbimet e komisariatit të Kamzës kanë kërkuar asistimin e Policisë Ushtarake.

Gjatë kontrollit me dron është konstatuar parcela e drogës në një zonë të pyllëzuar brenda repartit, ndërsa ka dyshime të forta se vetë ushtarakët merreshin me kultivimin e bimës. Këto të fundit ishin pothuajse në fazë përfundimtare në fazë 3 mujore të rritjes.

Policia po bën verifikime përkatëse si dhe do të behet marrja në pyetje e personave të arrestuar dhe proceduar, ndërsa ka dyshime se kultivimi i drogës ka qenë i koordinuar.

Personat e arrestuar që janë shefi i sigurisë, specialist për zbulimin dhe specialist i sigurisë, mësohet se kanë mbajtur procesverbale për kontrollin e territorit dhe prej 3 muajsh e raportonin të pastër.

Njoftimi i policisë

Në fshatin Zall Herr, Tiranë, në kuadër të operacionit gjatë kontrollit në territorin e një reparti ushtarak, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 125 bimë kanabis.
Në vijim të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për shpërdorim të detyrës, 3 punonjës të repartit ushtarak, shtetasit:
– G. M., 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë;
– R. K., 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin;
– G. Zh., 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 4 shtetas të tjerë:
– A. J., 41 vjeç, me detyrë Specialist Infrasktrukture;
– P. H., 52 vjeç, me detyrë Zv/Komandant toge;
– I. D., 47 vjeç, me detyrë magazinier;
– P. D., 57 vjeç, me detyrë Komandant Reparti.
Këta shtetas, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në ambientet e repartit ushtarak.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME