AKTUALITET

Skemat piramidale online, ja emrat e çiftit fierak në kërkim

Burrë e grua të shpallur në kërkim nga Policia e Fierit për skemën piramidale, e motra e arrestuar.
Personat që shihni në foto janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit lidhur me skemën e mashtrimit të firmave piramidale të goditur ditën e sotme nga autoritetet.

Alma Shebeku dhe Ereledio Shebeku të dy 35 vjeç, janë shpallur në kërkim ndërsa Brunilda Ndini 38 vjeç, 1 nga 6 të arrestuarit, është e motra e Alma Shebekut.

Në një deklaratë për mediat, policia bëri me dije se në pranga kanë rënë 6 persona; Arbër Çela, ⁠Emanuel Taullau, ⁠Flavio Mukaj, Marius Kodra, ⁠Brunilda Todi dhe ⁠Brunilda Ndini. Këta funskionin si agjentë për të rekrutuar sa më shumë persona për të investuar në bursa, ndërsa organizatoërët e vërtetë të kësaj firme piramidale ende nuk janë arrestuar dhe ndodhen nën hetim.

Ky grup kriminal u zbërthye pas infiltrimit të agjentëve të policisë në skuadër.

Operacioni policor u zhvillua në Tiranë, Fier, Elbasan, Dibër, Berat e Gramsh. ga operacioni janë sekuestruar shumë të konsiderueshme parash si dhe janë bllokuar 6 kompani të kriptovalutave.

Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: qytetarët që investonin, udhëzoheshin të sillnin të paktën 5 persona të tjerë në system, për të rritur përfitimet e tyre. Sa më shumë persona të sillje dhe sa me e madhe vlera e investuar, aq më shumë të ardhura të premtuara. Por në të vërtetë, këto nuk ishin investime reale, por një mekanizëm i mirëorganizuar për të përfituar fonde përmes mashtrimit, ku vetëm nivelet më të larta fitonin, ndërsa shumica sidomos pjesa fundore e piramidës humbnin kursimet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button