Friday, June 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESky Sport: Sylvinho sfidon Italinë me 10 futbollistë të ardhur nga Italia

Sky Sport: Sylvinho sfidon Italinë me 10 futbollistë të ardhur nga Italia

“Për Italinë e Spallettit, kundërshtari i parë në Euro 2024 do të jetë një Shqipëri shumë italiane”, shkruan Sky Sport Italia. Në fakt, janë 10 lojtarë të thirrur nga trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho që aktualisht luajnë në Serinë A apo Serinë B: nga portierët Etrit Berisha dhe Kastrati, te mbrojtësit Djimsiti, Hysaj, Ismajli dhe Kumbulla, e deri te mesfushorët Asllani, Bajrami, Medon Berisha dhe Ramadani.

Ka edhe disa lojtarë të tjerë që kanë luajtur në ligën italiane në të kaluarën, si Manaj, Ajeti dhe Strakosha. Më 7 qershor, trajneri brazilian do të duhet të hartojë listën përfundimtare: për këtë arsye ai do të duhet të heqë dorë vetëm nga një lojtar nga këta 27 lojtarë të thirrur paraprakisht.

Ndër të tjera, trajneri foli në italisht gjatë konferencës për shtyp, gjuhë të cilën e mësoi gjatë eksperiencës te Interi në stafin e Roberto Mancinit.  Shqipëria do të jetë kundërshtari i parë i kombëtares italiane në Europianin e Gjermanisë, më 15 qershor në Dortmund. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME