
Kryeministri Rama mblodhi sonte në Pallatin e Brigadave deputetë e kandidatë për deputetë, fitues dhe humbës në garat e listave të hapura.
Kur pritej që Edi Rama të fliste me supërlativa dhe buzëqeshje për fitoren e 11 majit me 83 deputetë apo të vinte me shishen e shampajës në dorë, ai ishte konciz, kërkues dhe kritik për ato mendje që e marrin mandatin e katërt si festë e gosti. Kryeministri duke ndjerë peshën e përgjegjsisë së asaj që u ka premtuar shqiptarëve në votime për anëtarsimin e Shqipërisë deri në vitin 2030, theksoi se do të ketë jo festë e çakërqejf, por punë e ndryshime në qeveri e PS.
Ndërkohë që kamera kapte disa deputetë që kishin ardhur me mendje për festë e muzikë e pije, të cilët hapnin sytë kur kryeministri ishte i ftohtë dhe kërkues gjatë fjalës së tij.
Ndër të tjera kryeministri theksoi se me kaq deputetë sejcili është i nevojshëm ashtu sikurse mund të jetë krejt i panevojshëm për PS!