Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSPAK kërcënoi gazetarët/ Avokati Matlija: Të hetohen ata që administrojnë dosjet

SPAK kërcënoi gazetarët/ Avokati Matlija: Të hetohen ata që administrojnë dosjet

Avokati Dorian Matlija komentoi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv kërcënimin e SPAK ndaj gazetarëve me 5 vite burg nëse publikojnë dëshmitë e Nuredin Dumanit.

Matlija tha se problemi nuk janë mediat dhe gazetarët por duhet të nisin hetimet mbi prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësorë që administrojnë dosjen.

“Gazetari s’ka shans ta dijë çfarë ka ndodhur në një dosje nëse ata persona që kujdesen për dosjen nuk do ishin treguar më të kujdesshëm. Hetimet duhet të orientohen drejt të gjitha burimeve të tjera e vetëm në rrethana të posaçme të shkojnë tek gazetari.

Duhet t’i ruajnë ata dosjet. SPAK ka tentuar të paralajmërojë gazetarët për të plotësuar kushtin ligjor që nesër t’i mbajë në përgjegjësi penale.

Problemi kryesor nuk janë gazetarët por rrjedhja e informacionit nga prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore, aty duhet të fillojë hetimi.“-tha Matlija

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME