AKTUALITET

SPAK merr nën hetim edhe Klotilda Bushkën, arreston biznesmenin Elman Abule

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Velaij. Në njoftimin zyrtar të SPAK behet me dije se po hetohet edhe deputetja e PS-së, njëherë kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Kjo e fundit është regjistruar nga SPAK si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë”, thuhet në reagimin e SPAK.

Elman Abule 1 1536x1153 1

Biznesmeni Elman Abule është arrestuar me urdhër të SPAK.

Ai më datë 9 janar 2025, u mor në pyetje katër orë nga ana e SPAK.

Mësohet se Abule është pyetur nga prokurorët si person në dijeni për çështjen në hetim ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Pas dëshmisë, ai refuzoi të komentonte para mediave. Abule u pyet një ditë pasi SPAK mori dëshminë e bashkëshortes se tij Marisa Nito.

Elman Abule, që rezulton lidhje miqësore e kryebashkiakut Erion Veliajt është pyetur, sipas burimeve, lidhur me udhëtimet që ka patur me të jashtë vendit, si dhe me punët që ka marrë në Bashkinë e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button