POLITIKË

Spartak Braho: Gjithë këto bashkëpunëtorë të Ramës me korrupsion, po Rama nuk merr përgjegjësi?!

Ish-deputeti Spartak Braho i ftuar sonte në ”News24”, shtoi pyetjen se me gjithë këto bashkëpunëtorë të Ramës me korrupsion, po vetë kryeministri pse nuk merr përgjegjësi.

“Ajo që bën përshtypje është se thuhet për këta titullarët, edhe të PS edhe Rama, se ish-ministrat e ish-kryebashkiakët që kanë përgjegjësi personale. Ata kanë përgjegjësi penale, jo morale.

Ndërsa përgjegjësinë morale e kanë strukturat që i emërojnë. Si ka mundësi u bënë tërë këta ministra në burg, do hyjnë edhe të tjerë, tërë këta kryetarë bashkie dhe nuk mban njeri përgjegjësi që i ka emëruar.

Rama ka përgjegjësi morale që shkon deri në dorëheqje. Ty po të bien çereku i qeverisë brenda e s’mbake përgjegjësi, kërkon nga të tjerët si Ahmetaj të mbajë përgjegjësi. Është skuadra jote, ndaj dorëheqja mbetet akt politik”,-tha Braho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button