Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSpeciale/ Qershitë e Mallakastrës

Speciale/ Qershitë e Mallakastrës

Mallakastër – Kasnica, fshati i qershive në Mallakastër.Dikur në fshat kishte 50 mijë bimë qershie dhe fshati prodhonte mbi 60 tonë qershi

Sot, fshati është braktisur nga të rinjtë, të moshuarit kultivojnë ende qershitë, ndërkohë që banorët pohojnë se problem është tregu për shtijen e prodhimit, “rruga ka ndikuar në zhvillimin e zonës”, thonë ata. Ata kanë ankesa ndaj shtetit: nuk na mbështet

Teksa merr rrugën nacionale nga Fieri për në Ballsh, shtrihen në një varg kodrash disa fshatra, të banuar me njerëz nga më punëtorët në Mallakastër. Një prej këtyre fshatrave është Kasnica.

Ky fshat i vogël i bashkisë Patos, ndodhet në lartësi të madhe mbidetare, por me një klimë të jashtëzakonshme që i mundëson zhvillimin e bujqësisë, e në veçanti të pemtarisë.

Ulliri, agrumet, por dhe pemët  e tjera nuk mungojnë në Kasnicë, ndërsa më e përhapura është Qershia. Në fshat, aktualisht jetojnë rreth 200 banorë, ndërsa dikur ka pasur dhe më shumë se 800

Yzedin Hoxha është një nga banorët e fshatit, i cili kultivon qershi. Atë e takojmë teksa ishte duke shkuar në arë për të ngarkuar prodhimin e vjelë. Ky fermer tregon se dikur Kasnica kishte rreth 50 mijë rrënjë qershi, ndërsa prodhimi i tyre shkonte deri në 60 tonë,  që përdorej për konsum apo për prodhim ëmbëlsirash.

Yzedini tregon se dhe sot qershia është pema dominante në fshat, por sipas tij, prodhimi shpesh mbetet pa shitur për shkak të mungesës së tregut apo problemeve në infrastrukturë.

Agron  Xhafa, është një tjetër fermer, i cili dikur ka shërbyer në platancionet e qershië. Ai tregon se qershia i shte krenari për zonën.

Në çdo banesë të fshatit ka qershi, të cilat këtë vit duken me prodhim të mbarë. 80-vjeçarin Dule Hoxha e gjejmë duke vjelë prodhimin, ndërsa nuk heziton të na tregojë se si kjo pemë ka marrë zhvillim në dekadën e fundit.

80-vjeçari duhet të ishte sot duke shijuar pensionin, por tregon me dhimbje se fshati është braktisur nga të rinjtë, dhe punë e bujqësisë tashmë i kanë mbetur moshës së tretë. Kjo është një tjetër arsye, se pse prodhimi nuk del në tregon në kohë, ndërsa vlera e tij pëson rënie.

Bashkëshortja e 80-vjeçarit tregon gjithashtu, se jo vetëm qershia ka humbur vlerën, pasi rreth 3 kuintalë vaj ulliri i vitit të kaluar ende nuk ka gjetur treg për shitje.

Bujqësia është në kulmin e sezonit të saj dhe të gjithë banorët e Kasnicës i gjen duke nxituar për të mbyllur punët sezonale. Dy banor të tjerë, i gjejmë pësëri duke u marrë me prodhimet e pemtarisë, që për të fat të mirë janë me shumicë, por mbeten pa treg.

Këta fermer nuk reshtin së punuari e madje shpresa e vetme e tyre është bujqësia e të ardhurat e siguruara prej saj. Por, ashtu si kudo tjetër në Shqipëri, edhe fermeret e frutikulturës në Kasnicë ndihen të braktisur, të pambështetur me sbuvencione e madje shpesh të dëshpëruar, që mundi dhe puna e tyre shkon dëm, pa u vlerësuar/ ALB365/ Xhemil Beharaj

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME