Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESpiropali: Treçereku i deputetëve dhe ministrave mund të mos jenë në 2025

Spiropali: Treçereku i deputetëve dhe ministrave mund të mos jenë në 2025

Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali bëri një deklaratë të pazakontë në emisionin “Top Talk” në Top Channel. Ajo u shpreh se treçereku i qeverisë apo i Parlamentit mund të mos jetë aty ku është pas zgjedhjeve të vitit 2025.

“Nuk është çështje kohe, është çështje objektivi se ku do të arrish. Ky sesion mbaron shumë shpejt dhe nis edhe sesioni i fundit për këtë legjislaturë. Gjykuam që duhet tani. Komisioni për Mirëqeverisjen është një komision që ka për synim që të dalë me një plan veprimi.

Parlamenti ka gjithë tagrin dhe hapësirën që ia jep Kushtetuta që të mundësojë që si ekzekutivi, institucionet e pavarura dhe ato të krijuara me ligj të raportojnë për disa çështje që janë aty në sytë e të gjithëve: raporti i BE-së me rekomandimet përkatëse. Kjo për ne nuk është çështje individësh apo identikitesh. Unë jam, mund të mos jem në Parlament apo në qeveri.

Treçereku i qeverisë apo i Parlamentit është dhe mund të mos jetë në Qeveri apo në Parlament. Ajo që mbetet dhe është e pandryshueshme është dëshira, vullneti dhe puna jonë për të lënë një Shqipëri më të fortë” – tha Spiropali. Nuk dihet nëse ministrja e ka këtë nga informacione apo hamendësim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME