Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedSpiuni rus kapet në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë

Spiuni rus kapet në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë

Autoritetet holandeze kanë zbuluar dhe ndaluar një spiun rus të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) që përmes një identiteti fals brazilian kishte tentuar të infiltrohej në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Agjencia e Inteligjencës së Holandës e zbuloi se agjenti i GRU’së famëkeqe ruse Sergey Vladimirovich Cherkasov kishte krijuar një tregim të rremë e të hollësishëm pemës një identiteti fals brazilian për t’u punësuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare që po heton akuzat për krime të luftës në Ukrainë ka raportuar gazeta amerikane The Washington Post.

“Ky ishte një operacion shumëvjeçar i GRU’së që iu ka kushtuar shumë kohë, energji dhe para” i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters kreu i agjencisë së inteligjencës së Holandës, Erik Akerboom.

Rusia nuk ka pranuar të komentojë në megjithëse Kremlin në të kaluarën i ka mohuar akuzat për spiunazh si një fushatë shpifjeje dhe njollosjeje ndaj Moskës.

Shërbimi i Përgjithshëm i Inteligjencës dhe Sigurisë së Holandës thanë në një deklaratë se personi që paraqitej si Viktor Muller Ferreira, ishte zënë në një aeroport holandez.

Ai u deklarua nga autoritetet holandeze si një i huaj i padëshiruar dhe është vendosur në fluturimin e radhës për në Brazil, ku e pret procesi gjyqësor, saktësohej në komunikatë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME