Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedSpiunonte tek rusët, arrestohet agjenti gjerman

Spiunonte tek rusët, arrestohet agjenti gjerman

Një punonjës i Shërbimit Federal të Inteligjencës të Gjermanisë (BND) është në paraburgim që nga java e kaluar me akuzën për spiunazh në emër të Rusisë. Sipas raportimeve të mediave gjermane sot, i dyshuari mund të ketë qenë viktimë e shantazhit nga shërbimet e inteligjencës ruse.

Carsten L. u gjet nga agjencia e tij, si pjesë e një hetimi të brendshëm, dhe u arrestua nga Agjencia Federale e Krimit (FKA). Me urdhër të Prokurorisë Federale është kryer kontroll në banesën dhe vendin e tij të punës, si dhe në banesën e një personi tjetër. Siç është njoftuar nga Prokurori Federal, ai dyshohet se ka dorëzuar informacion në shërbimin e inteligjencës ruse në vitin 2022.

“Përmbajtja dhe diskrecioni janë shumë të rëndësishme në këtë rast të veçantë. Nga ana tjetër, Rusia është një faktor, pamaturinë dhe vullnetin e së cilës për të përdorur forcën duhet ta kemi parasysh”, tha shefi i BND-së, Bruno Kahl dhe theksoi se çdo detaj i çështjes që bëhet publik është një avantazh për armikun në përpjekjet për të dëmtuar Gjermaninë.

Siç raportohet sot nga mediat gjermane, duke cituar burime sigurie, i dyshuari Carsten L. jepte informacion kryesisht për Ukrainën dhe mund të ishte shantazhuar në një farë mënyre nga shërbimet ruse. Ai punonte si zyrtar i lartë në departamentin “tepër sekret” të “Zbulimit Teknik” të BND dhe nga pozicioni i tij kishte akses në të gjitha të dhënat e komunikimit që agjencia gjermane merrte nga përgjimet ndërkombëtare. Të paktën gjysma e informacionit të trajtuar nga BND vjen nga ky departament, raporton BILD, duke shtuar se ekziston frika se përmes veprimit të tij pro-rus i dyshuari mund t’i ketë dorëzuar Rusisë informacione të transmetuara nga shërbimet miqësore gjermane të inteligjencës – kryesisht SHBA dhe Britania.

Sipas ligjit gjerman, “tradhtia kombëtare” për të cilën akuzohet Carsten L. mund të dënohet me të paktën pesë vjet burg apo edhe me burgim të përjetshëm në raste veçanërisht të rënda, si ky, ku autori shpërdoron pozitën përgjegjëse e detyron atë të mbrojë sekretet shtetërore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME