Tuesday, October 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKjo është adoleshentja që vrau të dashurin dhe e hodhi në lum

Kjo është adoleshentja që vrau të dashurin dhe e hodhi në lum

Adoleshentja që dyshohet se vràu me mjete të mprehta të dashurin e saj 16-vjeçar brenda makinës dhe më pas hodhi trupin në lumin Shkumbin në Tetovë, ka dalë sot para gjykatës.

Në foto shihet momenti kur ajo mbërrin në gjykatë teksa mban një kapuç në kokë për të mos zbuluar fytyrën.

Ajo është pritur me protesta nga shokët dhe shoqet e klasës së viktimës, të cilët me lot në sy bërtisnin: “Drejtësi për vëllain tonë Beharin.” 

Krimi ndodhi mbrëmjen e 21 dhjetorit tek vendi i quajtur “Banjat e Tetovës”. Trupi i pajetë i adoleshentit u gjet në ujë. Pas arrestimit e dashura e tij pranoi se vràu 16-vjeçarin. Ajo tha se e goditi e mjete të mprehta në kokë pas një debati në makinë.

Më pas ajo dyshohet se hodhi trupin e pajetë në Shkumbin dhe u largua nga vendngjarja.

Kushëriri i viktimës tha se i riu ishte në një lidhje me autoren e dyshuarit të krimit prej 4 vitesh. Dhe, para se të largohej nga banesa u ka thënë familjarëve që do të takohej me të.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME