Unioni i Këshillave Studentorë ka njoftuar se sot është mbajtur një takim me organizata rinore dhe përfaqësues të tjerë të universiteteve.
Sipas asaj që njoftohet, në përfundim të takimit u listuan disa kërkesa që do t’i adresohen me shkresë Ministrisë së Arsimit.
Unioni shpreh po ashtu mbështetjen për pedagogët të cilët kanë dalë të protestojnë së fundmi për nivelet e pagave dhe kushtet në universitete.
Më konkretisht, Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga MASR:
-Rritjen e përqindjes së dedikuar për arsimin në buxhetin e shtetit në normën 4%.
-Ulje e tarifës së studimit për të gjitha nivelet e studimit duke indeksuar tarifat në nivelin dyfish të normës aktuale të inflacionit.
– Mbështetje për kostot e akomodimit dhe artikujt shkencorë, libra shkollorë duke bërë funksionale uljet prej minimalisht 20% nëpërmjet kartës së studentit si dhe ofrimin e shërbimit dhe aksesit në Bibliotekës Online.