Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETStudentët në mbështetje të protestës së pedagogëve, 3 kërkesa për Ministrinë e...

Studentët në mbështetje të protestës së pedagogëve, 3 kërkesa për Ministrinë e Arsimit

Unioni i Këshillave Studentorë ka njoftuar se sot është mbajtur një takim me organizata rinore dhe përfaqësues të tjerë të universiteteve.

Sipas asaj që njoftohet, në përfundim të takimit u listuan disa kërkesa që do t’i adresohen me shkresë Ministrisë së Arsimit.

Unioni shpreh po ashtu mbështetjen për pedagogët të cilët kanë dalë të protestojnë së fundmi për nivelet e pagave dhe kushtet në universitete.

Më konkretisht, Unioni i Këshillave Studentorë kërkon nga MASR:

-Rritjen e përqindjes së dedikuar për arsimin në buxhetin e shtetit në normën 4%.

-Ulje e tarifës së studimit për të gjitha nivelet e studimit duke indeksuar tarifat në nivelin dyfish të normës aktuale të inflacionit.

– Mbështetje për kostot e akomodimit dhe artikujt shkencorë, libra shkollorë duke bërë funksionale uljet prej minimalisht 20% nëpërmjet kartës së studentit si dhe ofrimin e shërbimit dhe aksesit në Bibliotekës Online.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME