POLITIKËTOP-NEWS

Kryemadhi/ Nga partia më largoi SPAK-u

Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka bërë deklarata të çuditshme në një studio televizive.

Kryemadhi është shprehur se nga Partia e Lirisë e ka larguar SPAK-u.

“Vetëm Ilir Meta mund të vendoste largimin tim apo të kujtdo tjetër, Shqipëria është një fshat i vogël. Ata që i themelojnë gjërat thonë është e imja do e drejtoj unë.

Në këtë rast kishte shumë të drejtë. Meqënëse kishte dhe çështjen e divorcit në mendje, me një Monikë në parti do e kishte të vështirë. Ne konflikte kemi patur vetëm për politike. Me Monikën në parti do e kishte të vështirë menaxhimin.

U përdor zonj Silva Caka për ndryshimet statutore për të larguar Monikën nga kryesia.

Zonja Caka u përjashtua për vete më pas, që të kishte një strukturë tjetër.

I gjithë qëllimi ishte shkëputja dhe dëmtimi i një bashkëpunimi politik, përçarja e këtij binomi çoi në largim. Unë nuk jam larguar nga politika. Nga partia më ka larguar SPAK-u.

Një dëshmitar që është thirrur në SPAK që ka lidhje familjare me një bashkëpunetor të Metës pas thirrjes së tij pati një çedim, doli sikur Monika Kryemadhi ishte bashkëpunëtore e SPAK”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button