Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLESuksesi/ Anetta Berisha vendoset në ‘billboard’-in më të madh në Evropë

Suksesi/ Anetta Berisha vendoset në ‘billboard’-in më të madh në Evropë

E njohur fillimisht si modele e më pas edhe si bloggere, Anetta Berisha po vazhdon të arrij çdo herë e më shumë sukses në fushën e saj.

Pas koleksionit të parë me markën “Luxe To Kill”, ajo ka lansuar bashkëpunimin e dytë me këtë mark në fillim të këtij muaji.

E si rrjedhojë një reklamë promovuese me emrin dhe fotografitë e saj është shfaqur në Mançester, Mbretëri e Bashkuar.

“Anetta Beri x Luxe to kill 2.0” – shkruhej në ‘billboard’-in më të madh në Evropë që njëherësh e ka bërë bukuroshen me prejardhje nga Kosova të krenohet e emocionohet.

Kush është Anetta Berisha, 20 vjeçarja që po mahnit në botë me bukurinë e saj?

Kush është Anetta Berisha, 20 vjeçarja që po mahnit në botë me bukurinë e saj?

“Unë në ‘billbord’-in më të madh në Evropë! Dikush të më pickoj, kjo është arritja më e madhe e karrierës sime deri tani, dy koleksione të suksesshme me një markë për të cilën ndihem shumë me fat që punoj dhe besoj në mua! Faleminderit shumë të gjithëve ju që keni veshur dhe blerë koleksionin tim. T’ju shoh të gjithëve duke e veshur më jep një ndjesi të papërshkrueshme! Ju dua të gjithëve!”, shkroi bukuroshja krahas fotos që e tregon atë duke pozuar pranë ‘billboard’-it.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë për Telegrafin, Berisha kishte inkurajuar të gjithë që të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të kenë vetëbesim.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME