Tuesday, February 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTASulmohet me dron baza amerikane në Jordani, 3 të vrarë dhe 25...

Sulmohet me dron baza amerikane në Jordani, 3 të vrarë dhe 25 të plagosur

3 ushtarë amerikanë u vranë dhe 25 mbetën të plagosur në një sulm me dron në një bazë amerikane në Jordani. Komanda Qendrore e SHBA-së tha në një deklaratë se viktimat u shkaktuan nga një sulm me dron në një bazë pranë kufirit me Sirinë. Presidenti amerikan Joe Biden tha se sulmi u krye nga “grupe militante radikale të mbështetura nga Irani”.

Kjo është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten në një sulm në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor. Ka pasur sulme në bazat amerikane në rajon, por deri më tani nuk ka pasur viktima nga ushtria amerikane. Shtëpia e Bardhë tha se Biden u informua të dielën në mëngjes për sulmin nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe zyrtarë të tjerë.

“Teksa jemi ende duke mbledhur faktet e këtij sulmi, ne e dimë se ai është kryer nga grupe militante radikale të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak”, – tha Biden në një deklaratë. “Jill dhe unë u bashkohemi familjeve dhe miqve të të rënëve tanë në pikëllimin e humbjes së këtyre luftëtarëve në këtë sulm të neveritshëm dhe tërësisht të padrejtë” – thuhet në deklaratë.

Emrat e ushtarakëve të vrarë dhe të plagosur nuk janë bërë ende të ditur ndërsa zyrtarët po punojnë për të njoftuar familjet e tyre. Në dhjetor, zyrtarët amerikanë thanë se bazat amerikane në Irak dhe Siri janë sulmuar të paktën 97 herë që nga 17 tetori.

Muajin e kaluar, SHBA kreu sulme ajrore kundër grupeve të lidhura me Iranin pasi 3 pjesëtarë të shërbimit amerikan u plagosën, njëri në gjendje kritike, në një sulm me dron në një bazë në Irakun verior. Më parë në janar, një sulm hakmarrës i SHBA-së në Bagdad vrau një udhëheqës milicie të akuzuar se qëndronte pas sulmeve ndaj personelit amerikan.

Nuk është e qartë se kush qëndron pas këtij sulmi të fundit, megjithëse Presidenti Biden u zotua “të kërkojë llogari tek të gjithë ata që janë përgjegjës”. Trupat amerikane dhe të koalicionit janë vendosur gjithashtu në Detin e Kuq pasi grupi Houthi i mbështetur nga Irani filloi të sulmojë anijet tregtare në rajon. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME