Real Madrid bën detyrën dhe në javën e dytë, duke marrë një fitore të thjeshtë 4-1 në transfertën ndaj Celta Vigos.
Benzema zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-t me penallti, por Aspas ju kundërpërgjigj 9 minuta më pas, po me penallti. Në fundin e pjesës së parë, Luka Modric shënoi një super gol nga distanca.
Në fillimin e së dytës Vinicius shënoi golin e tretë, ndërkohë që Valverde vulosi shifrat pak minuta më pas. Në fund Hazard kishte kohë për të lënë gjurmë me penallti, por belgu do të ndalej nga portieri Marchesin.