Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESuperjahti i miliarderit britanik mbërrin në portin e Durrësit

Superjahti i miliarderit britanik mbërrin në portin e Durrësit

Superjahti “Aviva” i miliarderit britanik Joe Lewis, presidentit të klubit anglez të futbollit “Tottenham Hotspur” ka mbërritur në portin e Durrësit ku do të qëndrojë deri të hënën.

Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, por më pas miliarderi britanik me shumë gjasa, sipas burimeve nga porti i Durrësit, do të largohet nga vendi me jahtin e tij. Pritet që jahti të furnizohet dhe me karburant gjatë qëndrimit në portin e Durrësit.

Joseph C. Lewis, i lindur më 5 shkurt 1937, është një biznesmen, investitor dhe filantrop britanik, i cili zotëron një numër pasurish kryesisht përmes portofolit të investimeve të Tavistock Group.

Më parë ishte pronari kryesor i ENIC Group, që kishte klubin e futbollit Tottenham Hotspur nga viti 1991 deri në tetor 2022. Më pas pronësia kaloi te fondacioni i familjes Lewis.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME