
Spektakël, emocione dhe gola në dy çerekfinalet e para të Champions League. Interi triumfoi 2-1 në duelin e parë në “Allianz Arena”, duke hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve.
Mes mungesave të shumta, skuadra e Kompany nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Lautaro Martinez zhbllokoi sfidën me një super gol në minutën e 38-të, me një goditje në hyrje të zonës. Bayerni gjeti barazimin në pjesën e dytë në minutën e 85-të me veteranin Thomas Muller. Gjithsesi gëzimi i tyre zgjati pak pasi, Frattesi shënoi golin e dytë për Interin 3 minuta më pas.
Arsenali dhuron spektakël në Emirates duke marrë një fitore historike 3-0 ndaj Real Madridit. Edhe pse me mungesa të mëdha në sulm, ekipi i Artetës dominoi dhe shënoi 3 gola në pjesën e dytë. Declan Rice shkëlqeu me një dopietë personale, ndërkohë që goli tjetër u shënua nga Merino