Thursday, February 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORERregullorja e re Kuvendit/ Gjykata Kushtetuese pranon ankesën e opozitës dhe kalon...

Rregullorja e re Kuvendit/ Gjykata Kushtetuese pranon ankesën e opozitës dhe kalon çështjen për shqyrtim

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e deputetëve të opozitës për shfuqizimin e ndryshimeve të rregullores së Kuvendit, që i dënon ata deri në 60 ditë nëse pengojnë mbarëvajtjen e seancës.

Gjykata Kushtetuese sqaron se vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve.

“Në datën 19 dhjetor 2023, një grup prej 45 deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për shfuqizimin e vendimit nr. 126/2023, datë 14.12.2023 të Kuvendit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar””, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si edhe pezullimin e zbatimit të tij deri në dhënien e vendimit përfundimtar nga Gjykata.

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, me vendimin e datës 25.01.2024, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve, e cila, sot, në datën 07.02.2024, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve.

Në lidhje me kërkesën për pezullim, me shumicën e votave, Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi shqyrtimin e saj në seancë plenare.

Për shkak të natyrës së kësaj çështjeje dhe pretendimeve e kërkimeve të parashtruara, shqyrtimi i saj do të bëhet nga Gjykata me përparësi, duke reduktuar, për këtë arsye, edhe afatet e palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe të qëndrimeve të tyre.“

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME