AKTUALITET

Protestuesit ankohen per pengesa nga policia

Gjirokastër – Protestuesit ankohen per pengesa nga policia

Sipas pjesëmarrësve në protestën paqësore të zhvilluar në Gjirokastër, ka pasur tentativa për të penguar tubimin qytetar. Protestuesit pretendojnë se efektivë policie dhe persona civilë kanë ushtruar presion ndaj qytetarëve për t’u larguar nga protesta, ndërsa në disa raste janë paraqitur edhe në lokale ku ndodheshin protestues për t’i larguar ata.

Qytetarët shprehen se e drejta për tubim paqësor dhe për të ngritur zërin ndaj shqetësimeve të tyre duhet të respektohet. Protesta vijon të mbetet paqësore dhe pjesëmarrësit kërkojnë që institucionet të garantojnë lirinë e shprehjes dhe të grumbullimit.

Ndërkohë, në ditët e fundit janë raportuar protesta dhe tubime qytetare edhe në Gjirokastër, si pjesë e protestave që janë zhvilluar në disa qytete të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button