SHËNDET

Takimi i parë/ Pritet bashkëpunim mes Dhomave të Veterinarisë Shqipëri – Greqi

Takimi i parë virtual me Dhomën Greke të Veterinerëve – Bashkë për të përballuar PPR

Të shtunën, Presidenti i UPMVSH Dr.Ervin Resuli zhvilloi një video call zyrtar përmes platformës ZOOM me Dr. Athina Trachili – Presidente e Shoqatës Panhelenike të Veterinerëve të Greqisë dhe Sekretare e Përgjithshme në UEVP si dhe me Prof. Georgios Valiakos , një nga ekspertët kryesorë të menaxhimit të PPR në Greqi.

Ky takim u organizua nga Dr. Gloria Hylviu, përfaqësuese për Marrëdhëniet me Jashtë në UPMVSH.

Diskutimi u përqendrua në eksperiencën e kolegëve grekë me përballimin e shpërthimit të PPR një vit më parë, ku Greqia arriti me sukses mbylljen e të gjitha vatrave të sëmundjes. Nga ky bashkëbisedim morëm këshilla konkrete dhe praktike, duke u mbështetur në strategjitë që ata përdorën me efikasitet.

Presidentja znj. Athina Trachili u tregua e gatshme të ndajë njohuritë dhe protokollet me kolegët shqiptarë dhe të ofrojë mbështetje të mëtejshme për përballimin sa më mirë të kësaj situate në vendin tonë.

🧬 Nuk ka kufij mes kolegëve kur bëhet fjalë për shëndetin e kafshëve dhe të njerëzve.

UPMVSH falënderon sinqerisht Presidenten Trachili dhe Prof. Valiakos për solidaritetin profesional dhe shkëmbimin e dijes. Kjo është forca e komunitetit veterinar europian!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button