Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORETaulant Balla: Kam urdhëruar ndalimin e shitjes së pronave të sekuestruara

Taulant Balla: Kam urdhëruar ndalimin e shitjes së pronave të sekuestruara

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka folur lidhur me vendimet e prokurorëve dhe gjykatave që nuk zbatoheshin.

Sipas Ballës, të gjithë janë të barabartë para ligjit.

“Koha kur në Shqipëri vendimet e prokuroreve dhe të gjykatave nuk zbatoheshin ka marrë fund. Tashmë të gjithë janë të barabartë para ligjit”, kështu e ka komentuar nga Fieri prag-arrestimin e Sali Berishës, ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Gjithashtu, ai ka theksuar se sot jemi në një moment të rëndësishëm historik të një revanshi të forcës dhe sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar.

Sakaq, Balla është ndalur edhe te pronat e sekuestruara, ku sipas tij, janë miratuar ndryshime në ligjin për administrimin e tyre.

“Në cilësinë e ministrit të Brendshëm kam urdhëruar ndalimin e shitjes së pronave të sekuestruara”, ka thënë Balla teksa ka theksuar se të gjitha pronat e konfiskuara nga subiekte kriminale, do t’i vihen në duspozicion organizatave joqeveritare dhe shoqërisë civile

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME