AKTUALITET
Të shtëna me armë në Lezhë, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri në janë raportuar pasditen e kësaj të enjteje në Lezhë.
Nga të dhënat e para thuhet se një i ri u gjend pa shenja jete në një mjet. Ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites së sotme në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të Balldrenit ku është gjetur i vdekur në makinë një shtetas rreth 25 vjeç.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, pritet të mësojmë më shumë detaje në vijim.