Lideri opozitar turk, Kemal Kilicdaroglu, ka thënë se kampi i Erdoganit vazhdon të kundërshtojë rezultatet nga disa kuti votimi për të bllokuar sistemin.
“Ka kuti votimi që janë kundërshtuar gjashtë herë, 11 herë”, tha ai, duke shtuar: “Ju po bllokoni vullnetin e Turqisë”, ka raportuar Al Jazeera, transmeto Express.
Kilicdaroglu tha: “Ju nuk mund ta parandaloni atë që do të ndodhë përmes kundërshtimeve. Ne nuk do të lejojmë një fakt të kryer”.
Ai i kërkoi Erdoganit të ndalojë “menaxhimin e perceptimit” dhe bordin kombëtar zgjedhor të veprojë me përgjegjësi.
Kur janë numërua rreth 95 për qind e votave, Erdogan nuk i ka marrë 50 për qind të votave.
Me shumë gjasë Turqia do të shkojë në balotazh.