Friday, July 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTelefonata nga Orikumi që alarmoi policinë

Telefonata nga Orikumi që alarmoi policinë

Një telefonatë nga pushuesit në plazhin e Orikumit ka alarmuar policinë e Vlorës.

Ata kanë raportuar se kanë parë një peshkaqen në det. Blutë, pas telefonatës kanë monitoruar të gjithë zonën mesditën e sotme

Pushuesit kanë njoftuar se e kanë parë peshkaqenin afër bazës së Pashalimanit.

Policia Kufitare në bashkëpunim me shërbimet e rendit të policisë Orikum po kontrollojnë me mjete lundruese në det. Gjithashtu ka patrulla të shtuara nga toka për monitorimin dhe krijimin e një perimetri të sigurisë për notarët.

Drejtori i zonave të mbrojtura në Vlorë Nexhip Hysolakaj sqaron se zakonisht peshkaqenët që janë shfaqur në ujërat tonë nuk janë të rrezikshëm megjithatë nuk mund të neglizhohen këto raste.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME