Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedTemperaturat e larta/ Vdes foshnja 14 muajshe, babai e harroi në makinë

Temperaturat e larta/ Vdes foshnja 14 muajshe, babai e harroi në makinë

Francë – Vdekja tragjike e foshnjës 14 muajshe nga goditja e nxehtësisë – Babai i tij e harroi në makinë

Një foshnjë 14 muajshe ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, duke vdekur në makinë për shkak të goditjes nga nxehtësia.

Përgjegjës për vdekjen e foshnjës ishte babai i tij, i cili e harroi fëmijën në automjetin e parkuar për orë të tëra.

Sipas informacioneve të gazetës Daily Mail, lajmi tragjik vjen nga një qytet në jug-perëndim të Francës, i cili është prekur veçanërisht nga vala e të nxehtit që po prek të gjithë Evropën.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar, kur babai kishte marrë me vete fëmijën që në mëngjes, për ta lënë në çerdhe.

Mirëpo, ai harroi se e kishte fëmijën në sediljen e pasme të makinës, ndaj nuk e dorëzoi kurrë në stacion. Më pas ai parkoi makinën nën diellin e nxehtë me fëmijën fatkeq brenda./Zougla.gr

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME