Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETTentoi të vidhte kioskën, arrestohet 42 vjeçari në Fier

Tentoi të vidhte kioskën, arrestohet 42 vjeçari në Fier

Fier – Policia parandaloi një tjetër rast të vjedhjes së bizneseve. Tentoi të vidhte një biznes (kioskë) duke thyer xhamat, kapet në flagrancë autori. Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 42 vjeçarit.

Patrullat e Policisë së Komisariatit Fier kanë marrë informacion se në lagjen “1 Maji” dikush po tenton të grabisë një kioskë duke thyer xhamat dhe janë venë në ndjekje të autorit.

Si rezultat nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Pergjithshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. Ll., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Fier/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. T., 46 vjeç banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në fshatin Velmish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 20 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan 2 doza lënde të dyshuar narkotike ca…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME