Tërmeti i Mianmarit shkaktoi energji të barabartë me “334 bomba atomike”

Tërmeti me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin të premten, shkaktoi energjinë ekuivalente të më shumë se 300 shpërthimeve të bombave atomike
Kështu ka bërë të ditur një gjeologe për CNN, teksa paralajmëroi se pasgoditjet ka të ngjarë të vazhdojnë të tronditin rajonin.
Forca që lëshon një tërmet si ky është i barabartë me rreth 334 bomba atomike”, tha Jess Phoenix për CNN.
Ajo paralajmëroi gjithashtu se pasgoditjet mund të zgjasin për disa muaj pasi pllaka tektonike indiane vazhdoi të përplasej në pllakën euroaziatike nën Mianmar.
Të paktën 1,000 kanë vdekur në Mianmar, sipas autoriteteve lokale. Shërbimi Gjeologjik i SHBA vlerëson se numri i të vdekurve mund të arrijë në 10,000 sipas parashikimeve të tij të hershme të modelimit.