Uncategorized

Plisat nisen drejt Tiranës për të ndezur atmosferën

Stadiumi “Air Albania”  sonte ndaj Çekisë do të jetë i mbushur plot. Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë si gjithmonë, ndërkohë që tifo-grupet që mbështetin Kombëtaren e shqiptarëve janë gati për të ndihmuar heronjtë kuqezi në fitoren e radhës.

Plisat, grupimi që mbështet Prishtinën në futbollin e Kosovës, nuk mungojnë kurrë kur luan Shqipëria.

Ata do të jenë prezent në kryeqytet edhe të enjten.

Njoftimi

“TIRANA NA PRET!

Nesër grumbullimi jonë bëhet në ora 9:30 te parkingu prapa stadiumit. Kurse në mënyrë të organizuar nisemi nga ora 10:00.

Ne jemi gati”, lexohet në postimin e Plisave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button