POLITIKË

Protesta masive në Tiranë/ Rama reagon për heqjen e flamurit të LGBT

Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë deri tani asnjë koment për masivitetin e protestës së të mërkurës në Tiranë.

Megjithatë ai ka gjetur diçka për të sulmuar protestën. Ai ripublikuar një video ku duken disa protestues që i kanë marrë flamurin e LGBT, një të riu. 

“Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane. Solidaritet i plotë me djalin e bullizuar. 

Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe. Turp për bullizuesit” – shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button