Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorized“The Guardian”: Shqiptarët e gomoneve do dëbohen menjëherë

“The Guardian”: Shqiptarët e gomoneve do dëbohen menjëherë

Shqiptarëve që mbërrijnë në Britani mund t’u tregohet menjëherë “dera”. Gazeta “The Guardian” shkruan se autoritetet po mendojnë një plan për largimin e menjëherëshëm nga vendi të atyre që arrijnë në vend me gomone.

Shifrat qeveritare të qarkulluara në fillim të këtij viti pretendonin se rreth 60% e emigrantëve që kalonin Kanalin çdo ditë ishin nga Shqipëria. Megjithatë zyrtarët vunë re se shifrat luhateshin. Ministri i imigracionit Robert Jenrick tha të enjten në parlament se propozimet janë në shqyrtim për të ndryshuar “situatën serioze”.

“Ne po shqyrtojmë nëse ka një rrugë të caktuar për shqiptarët. Kjo që rastet e tyre të dëgjohen shpejt dhe [të] largohen nga vendi [dhe] të kthehen në Shqipëri”, tha Jenrick. Ai shtoi se zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar duan të punojnë me autoritetet shqiptare me shpresën për të arritur përfundimisht një marrëveshje për imigracionin.

Deputetët kishin dëgjuar më parë se rreth 12 mijë shqiptarë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe pasi kanë kaluar Kanalin deri më tani këtë vit. Nga këta 10 mijë ishin të rinj beqarë. Në vitin 2020 ishin vetëm 50 persona.

“Shqipëria është qartësisht një vend i sigurt. Ata individë kanë kaluar nëpër shumë vende të tjera të sigurta përpara se të mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar. Disa raporte sugjerojnë se rreth 1% apo edhe 2% e popullsisë së rritur mashkullore të Shqipërisë ose kanë tentuar të largohen nga vendi në këtë mënyrë ose po mendojnë ta bëjnë këtë. Pra, kjo është një situatë serioze që duhet ta kapërcejmë” – tha ministri.

Ai tha gjithashtu se qeveria do të përpiqet të ndërtojë një marrëdhënie më “konstruktive” me Francën për të trajtuar imigracionin tani që Rishi Sunak është kryeministër.

“Unë do të shkoj në Francë për të takuar homologun tim dhe zyrtarë të tjerë në Pas-de-Calais ashtu edhe në qeverinë franceze. Mendoj se ka një mundësi që na jepet për të ardhmen. Me kryeministrin e ri do të përpiqemi të përmirësojmë marrëdhëniet. Për të parë se çfarë veprimesh të mëtejshme mund të bëjmë së bashku” – tha ministri.

Një zëdhënës i Home Office tha: “Individët që bëjnë udhëtimin e rrezikshëm dhe të panevojshëm nëpër Kanal do të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ne vazhdojmë të refuzojmë hyrjen dhe largimin e individëve që nuk kanë të drejtë të jenë në Mbretërinë e Bashkuar. Siç e pret publiku me të drejtë. Dhe po kërkojmë vazhdimisht mënyra të përmirësuara për të trajtuar në mënyrë efikase pretendimet jo të merituara. marrë nga “The Guardian”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME