Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

Situata u agravua më shumë, pasi vëllai i Kelmendit ndërroi jetë dhe duhej marrë leje tek tre vëllezërit për të kryer nderimet, ndërsa akoma më e rëndë situata është bërë tani, ku prej ditësh, Kelmendi dhe familjarët e tij nuk mund të bëjnë dot varrin e të ndjerit që bën 1 vjetorin e vdekjes, pasi rruga është e bllokuar dhe Halim, Zagor dhe Pëllumb Ferzaj nuk lënë makinën të kalojë, duke bllokuar rrugën.
Jemi në Drizar të Mallakastrës, aty ku tre vëllezër, Halim, Zagor dhe Pëllumb Ferzaj kanë marrë përsipër të jenë vetë shteti në fshat, pasi kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën që të çon në varrezat e fshatit, duke nxitur një konflikt që ka degjeneruar dhe në përplasje fizike, sharje dhe kërcënime mes tyre dhe Kelmend Tenajt. Ky i fundit jeton në Itali dhe ka udhëtuar shpesh herë nga atje drejt Mallakastrës me shpresën se do të gjejë zgjidhje.
Situata u agravua më shumë, pasi vëllai i Kelmendit ndërroi jetë dhe duhej marrë leje tek tre vëllezërit për të kryer nderimet, ndërsa akoma më e rëndë situata është bërë tani, ku prej ditësh, Kelmendi dhe familjarët e tij nuk mund të bëjnë dot varrin e të ndjerit që bën 1 vjetorin e vdekjes, pasi rruga është e bllokuar dhe Halim, Zagor dhe Pëllumb Ferzaj nuk lënë makinën të kalojë, duke bllokuar rrugën.
Makina që do të sillte materialet për të bërë varrin ngjitet dhe zbret disa herë nga varrezat pa mundur të kryejë punë, ndërsa siç shprehet Kelmendi, institucionet nuk bëjnë asnjë lëvizje në këtë situatë. Vetëm një herë që vetë Këshilli bashkiak dhe me urdhër të kryetarit Qerim Ismailjat ka hapur rrugën, por jo për shumë gjatë, pasi ‘’tre agallarët’’ e fshatit e kanë bllokuar sërish, duke kryer një vepër penale, por fatkeqësisht duke ia hedhur paç.
Ne takojmë drejtorin e Policisë Bashkiake, i cili është koshient që është shkelur ligji, por dhe shprehet dhe i pafuqishëm të zgjidhë situatën, pasi e para Policia Bashkiake sipas tij nuk ka aq shumë efektivë sa për tu marrë me çdo rast dhe e dyta duhet ti drejtohemi Prokurorisë, pasi kemi të bëjmë me një vepër penale të përsëritur. Në fund u shpreh i gatshëm ti jepte fund konfliktit, por nuk e mbajti fjalën.









