Nga Daniel Muçaku-
Ky vit që sapo kemi hyrë do të ketë tre prioritete kryesore.
I pari është se si do të shkojnë zgjedhjet vendore të 14 majit. Në varësi të rezultatit të këtyre zgjedhjeve do të varet fati i qeverisë Rama.
Nëse humbet zgjedhjet PS-ja, gjë që duket shumë e vështirë pasi kemi një PD të përçarë, atëhere opozita do të fillojë bllokimin e qeverisë në rrugë e në parlament, duke e çuar në krizë politike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Por kjo skemë nuk duket të ketë shanse.
Tjetër prioritet do të jetë SPAK-u dhe arrestimet VIP. Ky vit do të jetë vit arrestimesh nga kupola e politikës. Nuk do të ketë “cironka”, por me presionin ndërkombëtar, sidomos amerikan, steka e arrestimëve do të jetë shumë më lart se ish-ministra!
I fundit, por jo nga rëndësia do të jetë ana ekonomike. Pra si do të jetë ekonomia e çdo familje shqiptare, do të jetë qetësia shoqerore.
Kjo do të jetë sfida kryesore e qeverisë.