BOTA

U plagosën në Mynih, humbin jetën në spital nënë e bijë

Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj kanë vdekur pasi u plagosën në sulmin me makinë në një demonstratë të sindikatave në Mynih, njoftojnë mediat vendase.

Sulmi ndodhi ditën e enjte ku një 24-vjeçar afgan që erdhi në Gjermani si azilkërkues përplasi me makinë një turmë njerëzish. Prokurorët thanë të premten se ai duket se kishte një motiv ekstremist islamik, por nuk kishte prova se ai ishte i përfshirë në ndonjë rrjet radikal.

Një Mini Cooper i dëmtuar dhe mbeturina të tjera mund të shiheshin në vendngjarje. Tridhjetë e nëntë persona u plagosën në sulm, dhe policia tha të premten se dy prej tyre u plagosën shumë rëndë. Kryetari i bashkisë së qytetit, Dieter Reiter, tha të premten se fëmijë ishin në mesin e të plagosurve në sulmin “thellësisht tronditës”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button