Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTUnited fiton super duelin ndaj Tottenhamit, Ronaldo në stol rezervave (vidio)

United fiton super duelin ndaj Tottenhamit, Ronaldo në stol rezervave (vidio)

Manchester United rikthehet në rrugën e fitoreve në Premier League, duke marrë një fitore të pastër 2-0 në super duelin ndaj Tottenham.

Sfida u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë, teksa goditja e Fred nga jashtë zonës, u devijua nga mbrojtësi Davies dhe topi u ndal në rrjetën e portës së Lloris.

Londinezët provuan të reagojnë, por goditja e Kane përfundoi ngjitur me shtyllën. Ne ëminutën e 69-të vendasit realizuan një kundërsulm perfekt, të cilin e konkretizuan me një gol të bukur nga Bruno Fernandes.

Për t’u shënuar episodi në fundin e ndeshjes, ku ende pa mbaruar ndeshja Ronaldo u largua në dhomat e zhveshjes i zhgënjyer nga fakti që nuk luajti asnjë minutë.

Manchester United merr një tjetër fitore të merituar dhe tani e sheh veten në vendin e 5-të me 19 pikë, 4 më pak se Man. City dhe Tottenham.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME